Nga Carlo Bollino
Fabula e opozitës mbështetet prej vitesh në një refren: Ne nuk jemi në pushtet vetëm se Edi Rama blen votat. Refreni i dytë është se “shumica dërrmuese” e popullit shqiptar është me opozitën, por që çdo zgjedhje vidhet. Përfundimi i përsëritur me mijëra herë nga opozita është se Edi Rama nuk mundet me votë. Nga këtu lind idea e riperseritur për të organizuar protesta, përfshi dhe këtë të sotmen. Por, nëse legjitimiteti i një palë zgjedhjeje politike mund të vihet në diskutim nga analistët politikë, askush nuk mund të manipulojë pjesëmarrjen reale në një miting në shesh. Dje organizatorët kishin lajmëruar policinë për pjesëmarrjen e 80- 100.000 vetave, një masë kritike e arritur vetëm me protestat antikomuniste të 1992, kur me të vërtetë vota manipulohej nga regjimi dhe në shesh zbrisnin qytetaret dhe jo militantët. Po tani, si mund ta shpjegojë opozita që në shesh ishin jo më shumë se 7-8000 protestues? Edhe nëse do të ishin 10.000, ku përfunduan 90.000 të tjerë të paralajmëruar? Dakord me votat, por kush manipulon pjesëmarrjen e ulët në protesta?
Pamjet me dron të transmetuara nga Report TV, që edhe njëherë demaskojnë planet e gjëra të bëra nga poshtë të porositura nga regjia e PD-së, janë një fotografi e pamëshirshme e realitetit. Dhe mos të ankohen duke thënë se është faji i ”censurës” së mediave “të kapura nga qeveria” sepse edhe mitingu i sotëm u reklamua pa pushim nga qindra portale dhe gjithe televizione, si të ishte finalja e kampionatit botëror. Vetëm se njerezit e lanë stadiumin bosh. Ato mijëra persona që zbresin në shesh me ftesën e gjithë opozitës së bashkuar, janë shumë për të injoruar, por shumë pak për të pretenduar të përfaqësojnë një popullatë të tërë të vjedhur nga vota. Qeveria e ka për detyrë të dëgjojë arsyet e tyre dhe t’u përgjigjet kërkesave të tyre, por Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet të njohin faktin se më shumë se një sqarim nga ana e kryeministrit në Parlament edhe mbi aferën FBI, nuk mund të pretendojnë tjetër. Ata ishin dhe mbeten pakica dërrmuese e vendit dhe si çdo pakicë ka të drejtën të protestojë dhe të luftojë për të rritur peshën e vet, por nuk mund të vazhdojë të akuzojë rivalët politikë nëse nuk arrin ta bëjë këtë.
Pjesëmarrja në protestën e sotme, tepër larg nga uragani mbarëpopullor i premtuar nga Berisha dhe nga Meta, duhet të reflektojë për këtë lidership pa energji që duhet ta pyesë veten se pse edhe përballë një mandati të tretë socialist, njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë larg betejave të tyre. Ne nuk besojmë se është e gjitha meritë e Edi Ramës. Qeveritë e tij kanë bërë shumë gabime në këto 10 vite, disa të ndara pikërisht me Ilir Metën që sot i harron përgjegjësitë e veta. Korrupsion, kriminalitet, informalitet ekonomik, varfëri, diskriminim social, dobësi e shërbimeve publike, mungesë të drejtësisë dhe paaftësi e administratës publike janë disa nga plagët e mëdha që Rama i ka trashëguar nga qeverisja e Berishës (dhe të Fatos Nanos para tij), por që as ai nuk ka mundur ende ti shërojë plotësisht. E megjithatë, asnjë nga vonesat apo gabimet të bëra në këto beteja thelbësore, nuk duket se është në sytë e njerëzve aq e rëndë sa të kërkojnë rikthimin e një njeriu si Sali Berisha që kur ishte në pushtet jo vetëm ka transformuar familjen e tij në epiqendrën e korrupsionit kombëtar, por që për të mbrojtur këtë pushtet nuk hezitoi as të vrasë.
Edi Rama ka shumë gabime në eksperiencën e tij qeverisëse, por ka bërë edhe gjëra të mëdha. Njerëzit kur votojnë peshojnë dështimet e tij dhe sukseset dhe vendos se nga cila anë peshorja lëviz. Eshtë i njëjti proces që elektorati gri e bën me cilindo politikan, përfshi Sali Berishën dhe Ilir Metën. Vetëm militantët falin çdo gabim.
Është pikërisht kjo që lidershipi i opozitës dhe analistët e saj nuk arrijnë ta pranojnë dhe ta kuptojnë. Çdo faj që ata insistojnë t’ja venë Edi Ramës, vazhdon të jetë më pak i rëndë