Mbrojtësi Dani Alves është në burg për më shumë se dy javë. Braziliani 39-vjeçar akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në clubin Sutton në Barcelonë mbrëmjen e 30 dhjetorit 2022.
Tanimë telashet shtohen për Alves, me klubin aktual të tijin, Pumas në Meksikë që kërkon 5 milionë euro dëmshpërblim për shkak të shkeljes së rregullave të sjelljes të parashikuara në kontratë.
“UOL Sport” në Brazil bën me dije se Pumas kanë informuar avokatët e Alves se kërkojnë 5 milionë euro si dëmshpërblim për klauzolën që “penalizon çdo veprim që konsiderohet krim sipas ligjit të vendit në të cilin ka ndodhur”. Pumas kërcënoi gjithashtu se do t’i drejtohej FIFA-s dhe çdo autoriteti kompetent në rast të moskompensimit.
Tanimë Alves është në telashe të tjera, teksa rrezikon nga 4-12 vite burgim në Spanjë. Veç saj, bashkëshortja e tij i kërkoi divorcin disa ditë më parë.