Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se nuk do të jetë në protestën e opozitës, në 3 mars.
“Unë nuk shkoj në protestë për vulën. Unë shkoj në protestë kundër qeverisë Rama, siç kam bërë gjithmonë.
Nëse protestën do ta konsumojmë për problemet e brendshme të Partisë Demokratike, do ta lodhim popullin, do të bëjmë dëm”, tha Shehi.
“Edhe protesta ka ligjësitë e veta. Kur bën thirrje partiake, vijnë tifozët e partisë dhe militantët”, shtoi kreu i LZHK-së.