Gjatë mbrëmjes së djeshme Amos Zaharia dhe Dea Mishel kanë vendosur që të bëjnë një plan për lojën e tyre. Amosi i thotë Deas se në të vërtetë nuk do bëj asgjë që nuk është e drejtë. Ai ka thënë se do pëmendi fakte, që sipas tij e tregojnë marrëdhënien e tyre flase dhe pa ndjenja dashurie brenda, kjo sipas aktorit. Më pas e pyet Dean ‘nëse do ta vazhdojnë nga çifti’, duke iu referuar Kiara Titos dhe Luiz Ejllit. Mishel i përgjigjet që nuk i njeh dhe ‘e vetmja mënyrë që i njeh është kur zihen se ngrenë zërin keq’.
” Duket sikur ajo qesh me atë dhe kaq. Nuk ka asgjë tjetër mes tyre. me të vërtetë nuk e besoj se duhen. E kam seriozisht”, thotë Amosi
“As unë. Mendoja se isha njeri i keq ta thoja këtë. Mund të kenë një pëlqim’, përgjigjet Dea.
” Mua më duket se as pëlqim nuk kanë, të paktën nga ana e Kiarës, se mbase Luizi do ta ëndërronte një vajzë si Kiara. Tani nga ana e tij unë mund ta kuptoj se është e sinqertë gjëja, por ai e shfrytëzon edhe për lojë. Tipit i ka rënë lotaria, që edhe ka një femër që mund ta dojë në krahë”, thotë Amosi.
” I ka ardhur koha për t’u martuar e bërë fëmijë prandaj sillet ashtu”, përgjigjet Dea.
” Nga ana tjetër i konvenon me lojën, me një gur vret dy zogj”, përfundon Amosi