Siç e tha dhe vetë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, një nga mënyrat e pjesëmarrjes në Champions League sezonin e ardhshëm, është triumfi në Europa League.
Kësaj gjëje i ka dhënë rëndësi dhe legjenda e klubit bardhezi, Alessandro Del Piero, i cili foli në një emision “Sky Sports” si analist sportiv. “Juventus po përballet me sfida jashtë fushës, të cilat mund të përkeqësojnë më tej pozicionin e tyre në renditjen përfundimtare të Serie A.

Allegri do t’i jepte një kuptim të fortë Europa Leagues. Ky kompeticion tashmë është i rëndësishëm, por mund të vlejë shumë më tepër. Europa League përfaqëson një dritë të rëndësishme për të ardhmen e Juventusit.” – u shpreh Alessandro Del Piero.