Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur seancë plenare në orën 10:00, e dyta brenda javës, pas dështimit të asaj të së hënës, ku opozita nuk u lejua të flsite.

Njësoj si dhe më 13 shkurt, opozita ka njoftuar dhe për ditën e sotme protestë para Parlamentit. Opozita kërkon që të paraqitet në kuvend kryeministri dhe të japë shpjegime për lidhjet e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.

Por komenti i parë mbi këtë protestë vjen nga deputeti socialist Toni Gogu, i cili ironizoi duke thënë se nuk ka kauzë.

“Cilën kauzë? Kush është kauza? Ndërsa bota po shpëton jetë, ata non gratat e gërmadha duan që të fusin nën gërmadha ata që kanë mbledhur sot”, theksoi ligjvënësi socialist, Toni Gogu në prononcimin dhënë për “Ora News”.