Ndonëse është larguar nga politika që në vitin 2005, mbështetësit e Sali Berishës vijojnë të thonë se do rrëzojnë Fatos Nanon. Disa prej tyre u filmuan duke buzëqeshur para kamerave ditën e djeshme teksa zhvillohej tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata mbanin në duar birra dhe thonin: “Do rrëzojmë Fatos Nanon, Erion Veliajn dhe Edi Ramën”. Ndërsa një tjetër qytetar pranë tyre shprehej, mos u merrni me pijanecët.