Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar në rrjetin e tij social “facebook” pamje nga projekti i ri për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik.
Rama shkruan se me njërinë e re të laboratorëve dhe korpusin modern, do të garantohet një standard i ri shërbimi.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me projektin e ri për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik, me njësinë e re të laboratorëve dhe korpusin modern, që do të garantojë një standard krejt të ri shërbimi në një prej institucioneve më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë.