Sot promovon revolucionin, por dikur ish kryeministri Berisha mobilizoi edhe rezervistet bashke me gjithë ushtarakët e veriut, për të shtypur me armë protestat që po zhvilloheshin në jug në vitin 1997.
Avokati i njohur, Idajet Beqiri ndan në rrjetin e tij social dokumentin ku provohet sesi ish kryeministri (aso kohe president) Berisha mblodhi në mars të vitit 1997 rezervistët për të sulmuar në Jugun e vendit ku njerez protestojne per firma piramidale. Urdhri ishte nënshkruar e vulosur ne date 9 mars 1997 nga Komandanti i Operacionit Gjeneral Bashkim Gazidede dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Major Adem Çobani.
Avokati shkruan se Berisha është antishqiptari më i madh i vendit tonë, i cili është shpërblyer nga ish lideri jugosllav, Sllobodan Millosheviç në Ohër, për kontributin e madh që i dha Serbisë për shkatërrimin e plotë të Shqipërisë në vitet 1991 e më pas. Kjo është një ndër arsyet se pse sot Berisha është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sali Berisha, ky antishqiptari më i madh i të gjitha kohërave të kombit shqiptar, spiuni dhe agjenti i UDB-së Serbisë, i cili mori shpërblimin më të madh nga Sllobodan Millosheviçi në Ohër për kontributin e paimagjinueshëm që i dha Serbisë në shkatërrimin e plotë të Shqipërisë në vitet 1991 e më pas, pasi është shpallur “Non Grata” nga SHBA për krimet më të rënda shtetërore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, këto ditë ka nisur një “revolucion” me një çetë të vogël çetnikësh që i shkojnë nga pas…
Kemi të bëjmë me të njejtin person dhe me të njejtët persona të çetës çetnike, pra me Udbashin Sali Berisha, i cili me Urdhërin Nr. 82, datë 09.03.1997, “Tepër Sekret” dhe “Tepër Urgjent”, mobilizoi gjithë ushtarakët, ish ushtarakët dhe çetnikët e tij të Hasit, Kukësit, Tropojës, Pukës, Mirditës, Shkodrës, Dibrës, Kurbinit, Lezhës, Malësisë së Madhe, Burrelit dhe i mblodhi te ish Shkolla e Bashkuar në Tiranë, për të sulmuar dhe gjenociduar përmes akteve terroriste Jugun e Shqipërisë.
Lexojeni vet urdhërin e nënshkruar dhe vulosur nga Komandanti i Operacionit Gjeneral Bashkim Gazidede dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Major Adem Çobani.
Shqiptar jini vigjilentë! Pa u varrosur shtatë pashë nën tokë pjella famëkeqe e Beogradit dhe e Moskës Sali Berisha dhe 200 çetnikët e tij, disa në Kuvendin e Shqipërisë dhe të tjerët rrugëve të Tiranës, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kenë qetësi, stabilitet, prosperitet, liri, demokraci dhe paqe të vërtetë…
Në këtë grup çetnikësh bëjnë pjesë edhe Udbashi Ilir Meta si dhe disa drejtues të Policisë së Shtetit, prokurorë dhe gjyqtarë, besnik të Serbisë, të Rusisë dhe të Udbashit Sali Berisha, i cili i mban “të karikuar” me miliardat që u ka grabitur shqiptarëve dhe Shqipërisë përmes korrupsionit të paimagjinueshëm 32 vjeçar në këtë vend…”-shkruan avokati Idajet Beqiri.
Në mars 1997 kishin nisur trazira në gjithë vendin. Në jug kishte qytete që Sali Berisha nuk i kontrollonte më dhe për këta arsye nisi mbledhjen e rezervistëve (ushtarëve në rezervë) ose të qytetarëve të thjeshtë për të “çliruar”, siç thoshte ai, qytetet e jugut duke rrezikuar një luftë vëllavrasëse mes shqiptareve. E në një kohë kur Shqipëria digjej e populli vritej me shtetin dhe me veten, edhe aso kohe Sali Berisha mendonte për pushtetin e tij, vijoi dhe mblodhi parlamentin me deputetë e të lozhave me militantë, u vetëzgjodh, u vetëshpall e betua, për mandatin e dytë President Republike, veprim që gjatë gjithë muajt mars, u shoqërua me akte të rënda popull-popull, dhe midis popullit, policisë, ushtrisë, Gardës e SHIK, pasojat e të cilës ishin katastrofike. E ndërsa sot, synon rikthimin në krye të PD-së dhe pretendon për t’u bërë sërish kryeministër.