Xhakomo Vrioni ka gjetur golat e parë për 2023. Sulmuesi i kombëtares i cili aktivizohet në SHBA me New England realizoi dy gola në miqësore kundër Oralndo City edhe pse hyri si zëvendësues.

Vrioni u aktivizua në pjesën e dytë të takimit, ndërsa realizoi në minutën e 71 dhe të 82, duke përmbysur 2-1 dhe njëkohësisht duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Xhakomo Vrioni për dy sezone ka qenë pjesë e Juventusit në Seria A, por pasi nuk gjeti hapësira kaloi në SHBA edhe pse në moshën 24-vjeçari. Vrioni ka qenë në 6 ndeshje pjesë edhe e kombëtares shqiptare.