Një burrë në Singapor ka paditur një grua që e ka refuzuar me 3 milion dollarë, duke pretenduar se ka shkaktuar “traumë” emocionale në jetën e tij. Kawshigan ka plotësuar kërkesën ligjore ndaj Nora Tan pasi ajo i ka thënë atij se nuk është e interesuar në një mënyrë romantike më të.
Sipas mediave djali ka plotësuar dy ankesa ligjore kundër saj duke përfshirë 3 milion dollar për “prishje të reputacionit” dhe “shkaktare të traumës”.
Sipas tij, refuzimi që ajo i ka bërë ka shkaktuar shumë efekte tek jeta e tij pasi nuk i ishte përkushtuar plotësisht punës dhe kishte pasur shumë humbje, dhe gjithashtu terapia i kishte kushtuar shumë.
Gjithashtu, padia e dytë kishte një vlerë prej 22 mijë dollarësh dhe e reja akuzohej se nuk kishte respektuar kontratën e tyre për të punuar mbi këtë lidhje.
Kërkesa e tij u publikua këtë javë, dhe ai është shprehur: “E konsideruar në tërësi, konstatoj se veprimi aktual është iniciuar qëllimisht nga paditësi me motivin e fshehtë për të ngacmuar ose shtypur të pandehurin duke kërkuar që ajo të mbrojë pretendime të ndryshme që rrjedhin në thelb nga e njëjta matricë faktike në forume të ndryshme.
Mediat kanë treguar se Kawshigan dhe Tan janë takuar fillimisht në vitin 2016 dhe u bënë shokë. Në shtator të 2020 duket se shoqëria ndryshoi pasi e reja kishte deklaruar se e konsideronte vetëm si shok, ndërkohë që ai e shikonte për më shumë atë.
Tan më pas i kishte këshilluar Kawshigan që të distancoheshin nga njëri-tjetri në mënyrë që edhe ai të gjente veten. Ndërkohë një muaj më pas djali i kishte i nisur një letër vajzës duke e kërcënuar se do ta padiste për dëmin emocional që i kishte shkaktuar.
Pavarësisht se Tan ishte munduar të bisedonte më të, i riu nuk kishte pranuar pasi sipas tij ajo i kishte shkaktuar një dëmtim reputacioni tepër të madh.
Gjithsesi pas një viti e gjysmë më pas Tan ndali së shkuari në seancat gjyqësore, dhe nisi një procedure penale për të riun për përndjekje.
Pas shumë bisedave të shumta me median Tan ka treguar se i ka ndërprerë kontaktet me Kawshigan në maj të vitit të kaluar pasi ai nuk po respektonte kufij që kishte vendosur.
Kawshigan paraqiti kërkesën e tij prej 3 milionë dollarësh kundër saj në korrik përpara se të paraqiste kërkesën e tij prej 22,000 dollarë në gusht. Tan ka aplikuar për të hequr kërkesën prej 3 milion dollarësh, me një seancë paragjyqësore të caktuar për 9 shkurt, sipas Straits Time.