Chiara Ferragni u ngjit në skenën e Sanremos si bashkëprezantuese e një prej festivaleve më të mëdha të këngës, mirëpo, ajo zgjodhi të fliste shumë jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe me mesazhe të fshehura në fustanet e saj.
Blogerja italiane, njëherazi edhe binzesmene kishte zgjedhur për vjedhje të parë, një fustan të zi të thjeshtë në dukje, ku krahëve kishte hedhur një copë të bardhë, bashkangjitur së cikës shkruhej “Mendoni të lira”. Ky ishte mesazhi i parë që bukuroshja iu drejtoi grave, në një shoqëri ku burrat “bërtasin” fort e duan të donimojnë. Mirëpo, ky nuk ishte mesazhi i vetëm.
Veshja e parë e Chiara Ferragni
Chiara Ferragni vesh fustanin e dytë në gjysmën e mbrëmjes dhe është një krijim “nudo” nga Dior. Fustani, riprodhon trupin e Ferragni në një stil që të jep iluzionin e lakuriqësisë. Ky krijim, i krijuar nga Dior, por i projektuar duke u nisur nga një ide e Chiara Ferragni me Fabio Maria Damato, është pikënisja për një reflektim të gjatë mbi trupat e grave.
Veshja e dytë e Chiara Ferragni
Me fustanin e tretë, të përcaktuar si “fustani kundër urrejtjes”, Chiara Ferragni bashkon modën e dhe një mesazh kundër “hatëreve” që e sulmojnë çdo ditë në internet për arsye nga më të ndryshmet. Disa nga frazat dhe ofendimet ishin të qëndisura me të zezë në të bardhë.
“E shpifur”, “ E denjë për një porno”, “A je një mami eskortë”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në fustan, që janë pikërisht komentet që blogurës i kanë ardhur në rrjetet e saj sociale.
Veshja e tretë e Chiara Ferragni
Më pas Chiara Ferragni u rishfaq në skenë me një krijim të katërt të Dior-it, një jumpsuit i qëndisur me kristale të veshur me një fund tyli me strukturë të dukshme. Fundi simbolizon një kafaz, në formën e një burgu të përbërë nga paragjykimet e imponuara nga një shoqërie e cila vijon të jetë patriarkale. Prandaj, pamja e katërt është cilësuar si një shpresë për brezat e grave të ardhshme, të cilave u përket edhe Vittoria, vajza e dytë e blogeres.
Chiara Ferragni u ngjit në skenën e Sanremos si bashkëprezantuese e një prej festivaleve më të mëdha të këngës, mirëpo, ajo zgjodhi të fliste shumë jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe me mesazhe të fshehura në fustanet e saj.
Veshja e katërt e Chiara Ferragni