Pas eleminimit nga shtëpia e Big Brother, Efi ishte e ftuar sot në “Big Brother Fan Club” për të folur për lojën e saj dhe raportin me banorët. Opinioniste e emisionit sot ishte pikërisht motra e Olta Gixharit, me të cilën Efi ka pasur shumë përplasje brenda shtëpisë.
Gerta Gixhari nisi të ngrinte menjëherë tonin e zërit me Efin dhe t’i kundërvihej për çdo përgjigje. Megjithëse tha se kishte ardhur si gazetare dhe s’do ta komentonte lojën e Oltës, ajo sërish tregoi “inatin” e saj për Efin si konkurrente dhe faktin që ajo ishte “grup” me Luizin.
Madje, një kakofoni u krijua në studio dhe dy vajzat patën një përplasje. “Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti.”- i tha Efi asaj.
Ish-konkurrentja u shpreh se ishte i padrejtë eliminimi i saj. “Mënyra sesi dola nuk ishte fare e këndshme. Dea ishte vetëm një ushtar, nuk e kam me të. Normal që e kam me Oltën.”
Gjithashtu ajo shtoi se i kishte dëgjuar të gjitha ofendimet, kërcënimet e bisedat horror në shtëpi, që nuk u transmetuan. “S’më duket normale që jepen gjërat që Luizi thotë, ndërkohë që nuk jepen gjërat që fliten për të nga Dea dhe Amos (t’i lidhim, t’i djegim) dhe i japin moral pikërisht atij personi.”