Shqipëria i është gjendur në krah Turqisë në këtë moment të vështirë. Pas tërmetit tragjik që i mori jetën gati 5 mijë personave në Turqi e Siri, ekipi shqiptar prej 53 personash, mjekë dhe specialistë të grupeve të kërkim-shpëtimit, ka mbërritur në Turqi për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ekipi u nis mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:30 nga aeroporti i Rinasit por për shkak të vonesave që kishte dhe motit të paqëndrueshëm ishte pamundur të bëhej ulja e avionit nga Stambolli drejt zonës së prekur nga tërmeti, ku aktualisht ndodhet edhe ekipi shqiptar. Kjo është arsyeja përse kanë mbërritur sot rreth orës 10:00. Edhe kryeministri Rama ka ndarë foton e ekipit shqiptarë që ka mbërritur në Turqi, ndërsa ata mbajnë në duar flamurin turk.