Turqia nisi një skemë të përkohshme të mbështetjes së pagave në 10 qytete të mërkurën dhe ndaloi pushimet nga puna për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga ndikimi financiar i tërmeteve të fuqishëm që goditën jugun e vendit në fillim të këtij muaji.
Këto hapa janë pjesë e përpjekjeve të qeverisë turke për të minimizuar ndikimin ekonomik të tërmetit më të keq në historinë moderne, i cili vrau dhjetëra mijëra njerëz.
Punëdhënësit, vendet e punës të të cilëve janë dëmtuar rëndë ose mesatarisht, do të përfitojnë nga mbështetja për të paguar pjesërisht pagat e punëtorëve të cilëve u shkurtohet ora e punës.
Një ndalim pushimi nga puna u vendos gjithashtu në 10 provinca të prekura nga tërmeti nën një gjendje të jashtëzakonshme.
Parlamenti turk vendosi një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore më 7 shkurt me kërkesë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.