Belind Këlliçi, kandidat i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 Majit është gjendur në një situatë të sikletshme ditën e sotme në Kuvend.

Teksa shoqëronte ish kryeministrin Sali Berisha gjatë bllokimit të foltores, Këlliçi nuk arriti të menaxhojë celularin e tij teksa përpiqej të futej live. Kjo nuk i ka shpëtuar komentuesve në rrjetet sociale të cilët e kanë kthyer këtë moment në meme.

Disa prej tyre ironizojnë faktin që Këlliçi ka dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me arsimimin e tij. “Faj kam unë të vura në Tiranë, ti as të mesme nuk ke mbaruar”, thuhet në një prej memeve.