Sensacioni i këtij viti tash për tash mban emrin Luiz Ejlli.

I shndërruar në fenomen, me zgjuarsinë, humorin dhe strategjinë e tij të lojës në spektaklin e “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Luizi ka arritur të bëjë për vete mijëra adhurues, të cilët pa pikë hezitimi po i dhurojnë përkrahje maksimale.

Videot e tij janë shikuar plotë 1 miliard herë në rrjetin social Tiktok, një shifër kjo jo e vogël duke qenë se Luizi është i mbyllur dhe ka arritur t’i mposhtë gjithë personalitetet e famshme shqiptare të Tiktokut që rrinë aktiv me orë të tëra.

Ai madje ka arritur që të jetë personi më i klikuar se të gjithë lojtarët e edicionit të Big Brother VIP Albania i viti të kaluar, ku ndër personazhet më të përmendura ishin Iliri dhe Donaldi.

Por me rritjen e famës, në emër të tij janë hapur shumë faqe false dhe shumë llogari të tjera të hapura nga fansat.

Njohësi i rrjeteve sociale, Valon Canhasi ka thënë për SHQIP.com se faqet e krijuara në emër të Luizit, përfitojnë të holla në bazë të shikimeve, por edhe nga frazat (hashtag-u).

“Nëse dikush publiko video dhe ato marrin shikime, prej tyre mund të përfitojnë. Ndërsa sa i përket hashtag-ut nuk mund të përfitojnë të holla. Kjo ka ndodhur edhe pse emri i tij është trending dhe në feed iu del emri i tij ose videot në shumicën e kohës dhe nga kureshtja shkon me e shiku pse është trending dhe automatikisht iu numërohet si shikim”.

Ai tha se shumica nga ta më pas e ndryshojnë emrin e faqes duke e shndërruar në biznes.

“Janë fansat ata që shikojnë më përfitu nga momenti duke shpërndarë video të tij që më pas edhe mund të përfitojnë të ardhura, pasi Luizi në këto momente ka shumë vëmendje në rrjete sociale. Ata i hapin për arsyeje që me i rritë faqet dhe më pas i ndryshojnë emrin, duke i shndërruar në biznes”.

Se a mund të mbyllën ato, apo Luizi të marrë qasje, Canhasi tha se kjo mund të ndodhë vetëm nëse raportohen nga ai për t’u mbyllur.

“Ky nuk mund që të marrë ato llogari, vetëm nëse e ka ose e krijojnë një të tij dhe këto të tjerat i raporton që të mbyllen”.

Varësia e krijuar nga Big Brother tek adoleshentët

Niveli i lartë i shikueshmërisë për një periudhë të shkurtër, tregon faktin se njerëzit janë të ndikuar dhe janë lidhur emocionalisht me personazhet e këtyre spektakleve.

Këtë varësi, psikologia Fatlinda Nitaj-Rexhaj, e vlerëson të dëmshme në shëndetin mendor, e më vonë edhe atë fizik.

“Unë po e shoh se si po i afekton njerëzit sidomos adoleshentët. Është duke i ndikuar shumë, duke u fokusuar kryesisht te ndjenjat të mospërmbushjes. Përveç shikueshmërisë, kjo krijon varësi te personazhet ose gjejnë ngjashmëri me personazhet dhe ato mundohen t’i shohin edhe te vetja. Kjo bën më tepër dëm sesa mirë sepse janë kryesisht të ndikuar duke e krahasuar me jetën e vet personale”, tha ajo për Shqip.com.

Tutje, psikologia tha se kjo mund të rezultojë më vonë edhe në dëmtimin e shëndetit fizik, duke marrë shembull kequshqyerjen.

“Adoleshentët meqenëse nuk i kushtojnë vëmendje ushqimit gjatë kohës që janë duke qëndruar para televizionit, fillojnë të konsumojnë ushqime jo të shëndetshme. Ata marrin shprehi të pashëndetshme, vendosin vetën në një mënyrë të të ushqyerit jo të shëndetshme”, tha Nitaj-Rexhaj.

Sipas saj, lidhshmëria me personazhet e spektaklit njerëzve u ka krijuar stres, pasi ata tentojnë ta transformojnë jetën e tyre personale, duke krijuar rutina të dëmshme.

“Qëllimi është te idealizimi i personazhit. Ata lidhen aq shumë me personazhin që e ndjekin dhe lidhin statusin e tyre me atë imazh, dhe kjo mandej shkon deri në një obsesion që personi është aq i lidhur sa që nuk merr parasysh aktivitetet tjera që ndikojnë pozitivisht. Ata zakonisht fokusohen te pamja fizike dhe e krahasojnë veten se si duket ai transformim tek ta, duke futur në rutinën e vet ditore dieta, e kjo krijon njëfarë lloj stresi”, tha tutje ajo.

Ndër të tjera, ajo tha se loja e personazheve u ka krijuar edhe agresivitet njerëzve, sepse ata janë kureshtarë të shohin lëvizjet e tyre të radhës.

/Shqip.com