Blendi Fevziu e ka ballafaquar kryeministrin Edi Rama me një foto të Agron Nezës, ish-agjentit të shërbimit sekret shqiptar, tashmë me nënshtetësi amerikane.
Neza është në qendër të vëmendjes për shkak të çështjes McGonigal. Gjatë intervistës këtë të enjte, Fevziu i tha Ramës se Agron Neza kishte marrë pjesë në një event në Tiranë në ceremoninë e hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, me ftesë personale të kryeministrit.
Mirëpo, më vonë gjatë intervistës, kryeministri Edi Rama sqaroi se në fakt personi në foto nuk është shqiptaro-amerikani Agron Neza, por ish-konsulli i Kosovës në Nju Jork, Lulzim Krasniqi.
Edi Rama: Ky është Lulzim Krasniqi, i cili ka qenë në misionin atje dhe nuk është Agron Neza. Agron Neza mund të jetë aty…
Blendi Fevziu: Jo është, sepse video është 27 minuta.
Edi Rama: Unë po të them këtë që nxorre…
Dua të të them se ç’të bën media kur nuk e ke mendjen.