Doni ta dini motivin e vërtetë të protestave të Sali Berishës? Ua thotë Flamur Noka, që e pranon troç fare, se ata dalin në shesh për fatin e Sali Berishës.

Jo se kanë hall varfërinë e shqiptarëve apo keqqeverisjen nga Rama.

“Ne jetojmë në një kohë ku skandali kap skandali dhe mega-skandali pa kaluar 24 orë kap mega-skandalin, dhe të gjitha këto janë pjesë e një strategjie qeverisje dhe politike që drejtohet nga Edi Rama.

Krye skandali që nuk imagjinohej se mund të ndodhte në një vend të botës, ndodhi. Askush nuk e kishte menduar dhe besuar që diku në një vend mund të ishte një kryeministër i cili në vend që të punonte dhe luftonte që të zhvillonte atë vend, do t’i vendoste objektiv vetes që të eleminonte opozitën dhe ish- liderin historik të asaj partie ose opozita.

A ka argument më të madh që opozita të protestojë më shumë se ky skandal? Sot jemi në kushtete e vetëmbrojtjes sepse aleati ynë strategjik ka kapur me presh në duar kryeministrin që përdorte mjete ekstra politike për ta asgjesuar dhe likujduar Berishën”, tha ai në televizionin e familjes Berisha.

Epo, protestë të mbarë sot dhe deri kur SHBA t’i kërkojë falje Sali Berishës, që e shpalli non grata!