Raporti që Kristi dhe Keisi, dy konkurrentët e “Big Brother VIP Albania”, kanë nisur së fundmi ka lënduar të dashurën e Kristit, e cila ka reaguar në rrjete sociale.

Siç mund ta dini, Kristi dhe Keisi nuk janë zyrtarisht në një lidhje, por duken në rrugën e duhur për të pasur një raport më tepër se miqësor brenda shtëpisë. Kujtojmë se në fund të dhjetorit, Kristi, gjatë një bisede me Oltën dhe Armaldon, rrëfeu se është në një lidhje që prej prillit 2022 me një vajzë të huaj.

“[Nëse do të rri shumë gjatë këtu] nuk mendoj që do ta humb,” tha Kristi. Ai shtoi se ndoshta mund të kishte gjetur njeriun perfekt, se është i qëndrueshëm në lidhje, se ka parë shumë gjëra pozitive te vajza në fjalë dhe BBVA mund të ishte një test për ta.

Njerëzit në Instagram dhe burime nëpër portale zbuluan se vajza në fjalë quhet Zaza. Në Instagramin e saj vihen re pëlqime dhe komente nga llogaria e Kristit.

Në Instagram, ajo shkroi:

“Nuk e përshkruaj dot me fjalë sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kanë zgjatur dorën dhe më kanë mbështetur. Kam shumë mesazhe në Instagram dhe do doja t’u përgjigjesha të gjithave një për një, por nuk kam fuqinë tani që të merrem me këtë.”

Në vijim, shtoi:

“Nuk jam mirë dhe do të duhet pak kohë që të qetësohem dhe të kuptoj disa gjëra të caktuara që po ndodhin para syve të mi.”
Zaza shkruan i është mësuar që vlerat në jetë lidhen me të vërtetën, moralin dhe aftësinë për të qëndruar brenda etikës së saj, edhe kur situatat vështirësohen.

“Nuk do të komentoj më tej për këtë sepse besoj që çfarë është e dukshme njerëzit e kanë kuptuar. Dhe që prej fillimit të njerëzimit, e vërteta i ka mbrojtur gjithmonë ata që janë të vërtetë,” lexohet në një tjetër Instagram Stories.

Veritas numquam perit shkruan ajo në fund, shprehje që nga latinishtja përkthehet “E vërteta nuk humbet kurrë”.