Policia e Vlorës, Forcat Operacionale, FNSH dhe Shqiponjat kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Vlorës.
Aksioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia ka ndërhyrë duke bërë kontrolle në disa banesa në qytet, ku në fokus janë goditjet e personave me rrezikshmëri të lartë dhe të skeduar nga ana e policisë së qytetit.
Deri tani janë shoqëruar disa persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Aksioni është zhvilluar në disa zona të qytetit bregdetar dhe në disa banesa.
Aksioni po vijon, ndërsa policia ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për rezultatet e operacionit.