Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni dhe ka nisur ditën me një takim me drejtuesit e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”.

Kompania prestigjoze ka 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊

dhe me ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, që nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune, ju uroj një ditë të mbarë🙏