Mbrëmja e djeshme ishte padyshim një ndër më të bukura e këtij “Big Brotherh Vip 2”. Kjo pasi ishte e mbushur plot me emocione të bukura dhe dashuri.
Luizi suprizoi Kiarën për Shën Valentin ashtu siç “i ka hije” një artisti, me një këngë dedikuar saj dhe e krijuar brenda mureve të shtëpisë.
Edhe Kiara kishte bërë një “dedikim” për Luizin. Në fustanin e saj të kuq, që e mbante veshur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, në anën e majtë të tij, ishte qëndisur shkronja L. Një dedikim ky pikërisht për dashurinë e saj.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2023/02/640-0-328851143-901625194317733-3242458889374834086-n-790-591x1024.jpg)