Kylie Jenner po shijon pushimet e saj në Karaibe. Themeluesja e markës “Kylie Cosmetics” u pa duke ecur vetëm në plazh në Turks and Caicos të Karaibeve e veshur me bikini. Ylli 25-vjeçar i serialit “The Kardashians” – e cila ishte në Paris javën e kaluar dukej sensacionale me bikini të zeza, të cilat i kishte veshur me një palë pantallona të shkurtra, teksa i mbante flokët e saj të zinj mbrapa dhe kishte një palë syze dielli të ngushta.
Jenner dukej në top formë pasi mirëpriti në jetë djalin e saj Aire pothuajse një vit më parë. Ajo jo vetëm që kishte një bel të ngushtë, por edhe krahët dhe këmbët shumë të tonifikuara falë stërvitjeve në palestrën e saj në shtëpi. Jenner kishte shumë pak bizhuteri, vetëm disa ankle të holla ari në këmbën e saj të majtë dhe disa byzylykë. Kur arriti në plazh, ajo kishte veshur një mini fund jeshil të ndezur.
Kur e tërhoqi poshtë ajo tregoi tatuazhin e saj të kuq në të pasmet e saj. Ajo gjithashtu mbante një çantë të vogël elegante në ngjyrë jeshile të çelur dhe të errët përpara se të zbriste në breg për t’u freskuar.