Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga rindërtimi i lagjes së prekur nga tërmeti në Spitallë të Durrësit. Rama ripërsërit se në këtë lagje priten të strehohen 996 familje, të cilat tërmeti i 2019 i la në qiell të hapur.
“Spitallë, Durrës – Vazhdon merr formë lagja e re e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, e cila jo vetëm do të strehojë 996 familje të dëmtuara, por do të kthehet në një zonë urbane model, me hapësira të gjelbërta, shërbime publike, zona sportive e me radhë.”- shkroi Rama.