Sali Berisha ka deklaruar se ish-zyrtari i lartë i FBI -së, Charles McGonigal ka qenë në Prokurorinë e Posaçme dhe ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm me qëllim për ta arrestuar atë.
Në një intervistë për televizionin e familjes së tij, Berisha u shpreh se prokurorët e SPAK-ut janë një repart partie dhe se nuk mund të hetojnë dot për Ramën.
Është interesante në fakt, por Sali Berisha ka filluar e përmend shpesh në intervista, mundësinë e burgosjes së tij.
Me sa duket e ka frikë vërtet arrestimin dhe kërkon ta paraprijë këtë gjë, duke e paraqitur veten si viktimë të një konspiracioni botëror.
Jo se ky ka bërë ndonjë gjë që të meritojë burgun, si fjala vjen vjedhje apo vrasje.
Presidenti Begaj ka thënë që kërkesa e opozitës për të hetuar këtë është e drejtë, a keni një koment?
Po kam një koment, kush ta hetojë? A e dini ju që ai ka qenë këmbëkryq në SPAK?! Siç më thonë ai ka kapur një nga një prokurorët e Skapit që ta arrestoni Sali Berishën dhe si ta arrestoni!
McGonigali vetë?
Absolutisht dhe ka takuar jo një, por disa kryesore prej tyre. Ca të hetojnë ata?! Berisha ka thënë që është i hapur për çdo hetim. Por çfarë mund të hetojnë ata?! Ata janë repart partie. Di që është marrë me vettingun, të kalojë ky apo ai.
Gazeta Tema