Është zhvilluar ndeshja e parë e fazës çerekfinale e vlefshme për ‘FSHF CUP’, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm pas ligës amatore “Sunday League”.

Shorti për këtë fazë kishte vënë përballë ekipin e Elsos dhe Barrikadës të cilat gjithashtu militojnë në të njëjtin grup në garën për fitimin e kampionatit.

Ndeshja e zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili” rezervoi një ‘lumë’ golash teksa u shënuan 5 të tillë, respektivisht 2 në favor të Elsos dhe 3 në favor të Barrikadës që nënkupton kualifikimin e ekipit të drejtuar nga trajneri Enea Fezaj, FC Barrikada në fazën gjysëmfinale.

Pas zhvillimit të ndeshjeve të tjera të vlefshme për këtë fazë do hidhet shorti për gjysëmfinalet.