Ndeshja e javës së 12-të në Kategorinë e Dytë mes Shkumbinit dhe Delvinës është ndërprerë pas vetëm 10 minutash loje, për të mos vazhduar më. Për diçka të tillë në stadiumin e Peqinit janë kujdesur lojtarët dhe stafet respektive, me arbitrin që dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes.

Pas golit të miqve nga Delvina me Mustën (minuta 10), një sherr masiv ku u përfshinë futbollistët dhe stafet pushtoi fushën. Grushtat dhe ofendimet vijuan dhe pas 20 minutash ndërprerje, arbitri Klajdi Qëndro vendosi që takimi për arsye sigurie të mos luhej më. Me gjasë Disiplina pranë FSHF-së do vendosë fitoren 0-3 të Delvinës në tavolinë.

Kjo nuk është hera e parë që në stadiumet shqiptare ndërpriten ndeshjet për arsye sigurie, teksa në kategoritë inferiore ka pasur edhe rrezikim të jetës së futbollistëve.