Ish-kreu i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, thotë se Sali Berisha nuk po lejon hetimin e çështjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, por po e përdor këtë situatë për interesin e tij.
i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, Haklaj, tha se Berisha po tenton t’i bëjë presion SPAK, që ka në duar, dosje të rëndësishme të tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve politikë.
“Sipas Berishës, ai ka të drejtë të bëjë kompromis me këdo, por të tjerët me askënd. Nuk ka revolucion me ftesa. Berisha nuk po lejon transparencën e kësaj çështjeje.
Berisha po e përdor këtë situatë për të penguar edhe mocionin me debat, sepse kërkojnë përplasje dhe teatër politik. Ai e di që Rama nuk rrëzohet.