Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, deklaroi në studion e Euronews Albania se Sali Berisha po përpiqet që ta shfrytëzojë skandalin McGonigal për interesat e veta politike.
Haklaj tha se Berisha është i përfshirë për vete në këtë skandal. Për të mbështetur tezën e tij a tha se Sekreatri i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka takuar Agron Nezën më 8 janar të këtij viti, poshtë shtëpisë së Berishës. Ai i ftoi Nokën dhe Berishën që të tregojnë çfarë është biseduar në atë takim.
“Berisha thotë nuk e njoh as McGonigalin as Agron Nezën, tani unë i them zotit Berisha ministri Brendshëm që i bie bilbilit në parlament, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, a e ka takuar zotin Neza më 8 janar poshtë shtëpisë së Berishës. Në 8 janar të këtij viti. Berishës nuk i bie mirë për vete e delegon përgjegjësinë tek të tjerët, thotë nuk e njoh. Problemi nuk është a janë takuar, problemi është çfarë kanë biseduar?!
Unë e kam mik Agron Nezën po të më ishte dashur e kisha takuar McGonigalin. Të na thonë ata çfarë kanë biseduar, Berisha u përpoq që këtë skandal ta shfrytëzonte për përfitimet e veta politike”, tha Haklaj.