Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka komentuar aksionin e Policisë së Shtetit për heqjen e kamerave të paligjshme të vendosura në ambiente publike, pallate, shtylla ndriçimi apo ambiente të tjera.
Minsitri theksoi se ky është një mesazh për krimin e organizuar, të cilët sipas tij do goditen pa mëshirë dhe nuk do guxojnë të veprojë lirisht në vend. Sipas tij, ky aksion, është një mesazh i fortë se policia është në krye të detyrë dhe do të luftojë pa kompromis elementët kriminalë.
“Një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe s’ka hapësira më për të krijuar mjedise për të vepruar lirisht. Ky është një fillim i mbarë i vitit. Sot duhet të flasim për këtë lajm dhe të mirën që ka ky aksion”, tha Çuçi para gazetarëve, pas mbledhjes së qeverisë.