Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar 78 gjyqtarë të jenë pjesë e trupës së gjykatës së vetme të Apelit duke filluar nga sot, datë 1 shkurt 2023. Ditën e sotme është parashikuar të hyjë në fuqi harta e re gjyqësore në Shqipëri.
Kryetarja e (KLGJ), Naureda Llagami, tha se synimi i kësaj është që të ketë gjykata më të mëdha të cilat do t’i shërbejnë publikut.
“Sot nis zbatimi i hartës së re gjyqësore dhe nis me gjykatën e juridiksionit të përgjithshme të Apelit. Harta e re gjyqësore, ne synojmë që të kemi gjykata më të mëdha që t’i shërbejnë publikut. KLGJ ka marrë masat që gjithçka të funksionojë më së miri duke e nisur nga gjykata e Apelit të Tiranës”, tha ajo.