Lazio do të ketë një duel aspak të thjesht ndaj Cluj për 1/8-at e Conference League. Elseid Hysaj ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para duelit ku shfaqi dhe ambiciet për këtë sezon në Europë.

“Duam të fitojmë Conference League. Mund t’ia dalim. Të gjithë lojtarët duan të kenë një trofe më shumë në karrierën e tyre.

Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund. Ndihem më i qetë se më parë. Kemi parë një video të Cluj, por fusha ishte e ngrirë.

Cluj? Kanë 3-4 lojtarë që bëjnë diferencën. Nuk duhet t’u lejojmë hapësira.

Sarri? Ai nuk zbutet kurrë. Më pëlqen mënyra sesi i bën lojtarët të kuptojnë idetë e tij. E njoh prej vitesh, ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Jemi një skuadër dhe një grup i madh.

Duhet të përmirësojmë disi mentalitetin. Duhet t’i menaxhojmë mirë ndeshjet çdo tri ditë. Ndihem më mirë, pasi më keq se vjet nuk mund të bëhej. Më vjen mirë që kam rifituar besimin e të gjithëve. Puna të shpërblen gjithmonë”, u shpreh Hysaj.