I gjallë apo i vdekur? “Fati” i Ervis Martinajt prej shumë muajsh mbetet ende mister, teksa tashmë duket se është kthyer në një telenovelë.

Gazetari i kronikës Artan Hoxha duket i bindur se “Mbretit të Basteve” është vrarë. Ai ka ardhur me një tjetër mesazh së fundmi, vetëm pak ditë pas thashethemeve se celulari i Martinajt kishte pulsuar jashtë Shqipërisë.

Në postimin e radhës Hoxha tregon bisedën që kishte patur me një nga tipat e “vrarë” në Bolivi pak ditë më parë për disa media në Shqipëri, por që në fund rezultoi e pavërtetë.

Sipas Hoxhës, për të bindur mikun e tij se ishin ende gjallë, i thotë se nëse do të ishte e kundërta dhe do të ishin në parajsë, mbase në tavolinë mund tu shërbente vetë Shën Pjetri me një Dom Perignon të porositur nga Visi, duke iu referuar Ervis Martinajt.

Postimi i Hoxhës:

Sapo piva kafe me nje tip, të cilin e kishin “vrare” para 5 ditesh në La Paz të Bolivise dhe para 2 ditesh në Frankfurt të Gjermanise.

Mos e merr kaq seriozisht i thashe.

Populli thote, “jetgjati nuk behet jetshkurter”…

Sipas rrjetit, mua me kane “vrare” prej 4 muajsh dhe praktikisht do te ishim dy fantazma tani…

Puna eshte se kamarieri, sapo na solli faturen per te paguar kafet.

Në te kundert, do te ishte Shen Pjetri, duke na qirasur me nje shishe Dom Perignon nga Visi…