Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi bashkë me 5 deputetë të tjerë, për shkak se zuri foltoren seancën e kaluar, është paraqitur sot në selinë blu, ku pritet që të zhvillojë takime në kuadër të protestës së thirrur më 11 shkurt.
Berisha po organizon takime pune për protestën kombëtare do të zhvillojë më 11 shkurt ku ka mbledhur grupet e punës, ndërsa në orët e pasdites po në kuadër të protestës do të mbledhe krerët e degëve.