Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar takim me strukturat në qytetin e Laçit. Por siç shikohet në fotot e publikuara nga vetë Meta salla ku janë mbledhur ekipi drejtues i Partisë së Lirisë në Laç është ‘plot’.
Kur qytetarët e Laçit morën vesh se zoti Meta do vinte, të gjithë burra, gra, fëmijë dolën ta prisnin me buqeta me lule në duar për të nderuar njeriun i cili do sjell investime në këtë qytet.
Meta zbriti nga makina dhe pa që njerëzit po largoheshin me vrap ai pyet, kryetarine LRI në Laç po këta çpatën që ikën. Kryetari i LRI në Laç: Ne i thamë që do vijë Luiz Ejlli prandaj u mblodhën aq shumë se ndyshe nuk mblidheshin për ju.
Meta i mërzitur vajti në një lokal aty pranë, pa disa burra dhe u ul pranë tyre dhe ata e pranuan në tavolinë. Por ndërkohë ai i thotë fotografit: Shkrepe një foto ta kemi kujtim nga këtu me ekipin drejtues të LRI, ndërkohë ata që ishin në tavolinë e panë çuditshëm.
Pas kësaj Kreu i LRI, Meta i shpërndan fotot në Facebook dhe shkruan se: ‘Kënaqësi ta nisja ditën duke takuar ekipin tonë drejtues të Kurbinit në Laç.
Fitorja e Kurbinit do të jetë ndër më dërmueset për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe për t’ua kthyer bashkitë qytetarëve duke iu shërbyer me transparencë dhe përulësi’.
Ndërkohë komentuesit kanë reaguar se me kaq njerës nuk merr as një kryeplak fashati jo më bashkinë.
Siç duket dhe nga fotot influenca e Metës tashmë është zvogëluar aq sa mbledhjet i zhvillon në lokale me pak dritë. Por e sigurt është se me këtë ekip të madh fitoren e ka të sigurt.(Voxnews)