Ilir Meta ka deklaruar se “skandalet do të marrin me vete Ramën dhe bandën e Rilindjes”, duke shtuar se “asnjë socialist i ndershëm nuk do hiqet nga puna”.
Meta theksoi se kryeministri mund të blejë këdo, por vetëm atë dhe Berishën jo.
“Kjo është një opozitë tjetër, do ketë humbje katastrofike”, tha Meta, duke u bërë thirrje socialistëve ta largojnë.
“Skandalet do të marrin me vete atë dhe bandën e Rilindjes. Po përpiqet të përdorë socialistët e ndershëm. E ka të kotë dhe është pashpresë.
Asnjë socialist i ndershëm që bën punën nuk do hiqet nga bashkia. Ata që bëjnë patronazhistin, nuk i duhen as dreqit.
Do të shporret Rama dhe banda e Rilindjes, ky mesazh duhet të shkojë kudo.
Përpjeka e tij për t’iu shmangur hetimit nga Parlamenti është e pashpresë, po fshihet pas fustanit të disa grave që kanë marrë përsipër ta fshehin.
Nëse Amerika është ngritur në këmbë për një zyrtar të korruptuar, pa asnjë diskutim që Parlamenti do kthehet në normalitet kur të ngrihet Komisioni Hetimor, e ka detyrim kushtetues.
E mbani mend kur më thirrte mua në Kuvend, Ulësiu për të më hetuar pse mbroja Kushtetutën? Më thoshin këshilltarët mos shko atje, se je president, s’ke shkelur ligjin.
Do të shkoj për respekt u thosha. Llogaridhënia është e pashmangshme, sa më lart pozicioni aq më e madhe përgjegjësia.
Përpjekja për të instaluar regjim personal ka përfunduar, dita më e bukur e tij ishte 25 prilli. Është një opozitë tjetër.
Për këtë grusht shteti që ka bërë, të blejë sa të dojë, por Metën e Berishën nuk i blen dot, dhe gjithë shqiptarët e ndershëm. Do ketë humbje katastrofike, socialistët ta largojnë sa më shpejt”, tha Meta.