Sipas inteligjencës ukrainase, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të pushtojë rajonet Lugansk dhe Donetsk deri në mars. Dhe në terren ka me të vërtetë një intensifikim të sulmeve ruse, veçanërisht në Lugansk.
“Okupatorët janë bërë më aktivë në Frontin Lindor. Veçanërisht në rajonin e Luhanskut, pushtuesit po mbledhin edhe më shumë rezerva. Rusët po mbyllin internetin celular në Lugansk të pushtuar nga frika se banorët vendas do të raportojnë lëvizjen e pajisjeve”- u shpreh guvernatori Sergy Gaidai