Allison Guerriero, ish e dashura e Mcgonigal deklaroi pak kohë më parë se kishte vendosur që të gjitha intervistat mbi ish të dashurin e saj t’i jepte në këmbim të parave.

Kështu, pas problemeve të theksuara me alkoolin, Guerriero pranoi se ndër të tjera i duheshin edhe para, ndaj kishte gjetur një aktivitet fitimprurës: të flasë në media për lidhjen dashurore me McGonigal dhe akuzat ndaj tij.

Së fundmi Guerriero ka dhënë një tjetër intervistë me pagesë në One America News, duke demonstruar sërish urrejtjen ndaj ish agjentit të FBI, i cili i dha fund lidhjes së tyre jashtëmartesore.

Por ajo që nuk tregon në këtë intervistë Guerriero është shifra e radhës që ka marrë nga gazetarët amerikanë, në këmbim të intervistës ku ajo ripërsërit të njejtat deklarata konfuze ndaj ish partnerit të saj.

Gjithsesi, Guerriero ka paralajmëruar mediat dhe gazetarët të mos e shqetësojnë nëse nuk marrin mundimin ta paguajnë për një intervistë, sepse siç thotë ajo, i duhet të paguajë faturat në fund të muajit.