Për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi zhurma e krijuar për cështjen McGonigal nuk sjell asnjë pasojë.

I ftuar në studion e ABC News, Klosi u shpreh se pushteti nuk merret me protesta por me votë, ndërsa theksoi se Berisha këtë tubim e ka thirrur për hallin e vet personal.

Klosi shtoi se kjo protestë nuk ka kauzë dhe si të tillë e konsideron të panevojshme për qytetarët.

“Ata që thërrasin një protestë, kështu thonë, se do vijnë shumë qytetarë. Problemi kryesor është se ku do arrihet, çfarë kanë dhënë protestat e mëparshme? Para, nuk ka kauzë. Ç’punë kemi ne me ish-agjentin e FBI?

Kauza është shumë e thjeshtë “dua të ikë Rama dhe të vijë unë”. Këtë detyrë e bëjnë zgjedhjet. Ata më mirë të organizohen që tani që mos të thonë se na i vodhën zgjedhjet.

Opozita e ka katandisur parlamentin aty ku është. Qeveria nuk do një Kuvend me sherre. Sali Berisha nuk bën dot zap 50 e ca deputetët që ka opozita dhe tani kërkon të tregojë se mbledhim popullin. Që opozita të vijë në pushtet i duhen 800-900 mijë vota. Nuk kanë treguar asgjë.

Nuk fiton gjë me protesta, opozita e ka instrumentin kryesor dhe praktikisht të vetmin, të përgatitet për zgjedhje. Me këto teza që hidhen [rasti i MCGonigal], t’ia lënë drejtësisë amerikane.

Berisha protestën e ka për vetën e vet, dhe kaq. Nuk shoh asnjë lidhje me BE këtu, kjo është një protestë që bën opozita, një problem i brendshëm i joni, s’kemi pse implikojnë BE apo SHBA.” -u shpreh Klosi, ndërsa komentoi edhe protesten e fundit të opozites, ku u grushtua Berisha.

“Nuk do lejojë mediat nga PD në shesh, e ka programuar si do kalojë. Të gjithë kanë nxjerrë mësim nga ajo ngjarje”, -tha Klosi.