Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e parë të javës duke publikuar videon e fëmijëve teksa këndojnë himnin e flamurit, një traditë që është rikthyer së fundmi.

Ky rregull nënkupton këndimin e himnit tonë kombëtar në çdo klasë para nisjes së mësimit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video për traditën e re të së hënës shkollore, “rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim”, ju uroj një javë të mbarë.

Vendimi për të kënduar himnin e flamurit u mor në përkujtimin e 555-vjetorit të vdekjes së “Skënderbeut”. Një gjë e tillë është pritur mirë nga mësuesit dhe nxënësit.