Banorët e Big Brother VIP Albania sot (e premte) janë vënë përball një sfide të reja nga “Vëllai i Madh”.
“Sfida e rezistencës” mblodhi të gjithë banorët në oborrin e shtëpisë të cilët u caktuan që të mbajnë të shtypur një buton, në rast se e lëshojnë skualifikohen nga loja.
Personi i cili reziston më gjatë duke mbajtur butonin shtypur, do të fitojë 2 mijë e 500 euro.
Banorët e parë që u skualifikuan ishin Tea, Kiara dhe Valbona ndërsa disa të tjerë u dorëzua pas disa orësh.
Ishte këngëtari, Luiz Ejlli ai që teksa po qëndronte rezistent u mbulua me batanije dhe urinoj para banorëve në mënyrë që të mos linte lojën.
Megjithatë, ai bashkë me Oltën u eliminua pasi në një moment lëshuan butonin për disa sekonda.
Veprimi i tij për të urinuar ikurajojë edhe Armaldon që të bënte një gjë të tillë, e që ngjalli debat mes banorëve.
Amosi e kundërshtojë këtë veprim duke e quajtur shtazarak dje një gjë që nuk bëhet në publik dhe para miliona shikuesve.
Kjo përfshiu në debat edhe Kiarën, dhe Luizin të cilët debatuan ashpër me Amosin.
“Më shqetëson fakti që ti je shumë fallco, totalisht bazohem te ajo që kemi qenë bashkë duke diskutuar para dy ditësh dhe ne të kapën dhe të tham Amos po rri shumë në heshtje, bëjë diçka që të zgjohesh dhe menjëherë të nesërmen e nise me ne”, tha Kiara.
Në anën tjetër, Luizi iu drejtua duke i thënë se është zgjuar vonë për të luajtur dhe se nuk krahasohet me të.
“Do ta fitojë këtë lojë, ti je vonë, a e din sa vonë je zgjuar nga gjumi për të luajtur, ti nuk më vjen as te maja e gishtit”, u shpreh Luizi.
Amos ndërkohë tha se nuk e llogaritë aspak Luizin dhe lojën që po bën pasi e konsideron si aktrim nga ana e tij.
“Ti ke lot krokodili, je aktor i mirë, unë nuk aktroj dot, unë ty nuk të llogarisë, për mua je zero”, ishin fjalët e Amosit.
Në këtë debat është përfshirë edhe banorja tjetër, Efi e cila prej kohësh ka deklaruar se është krah Luizit dhe do ta mbështet deri në fund të rrugëtimit në BBVA.