Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mbajti një fjalim në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë në prag të 1-vjetorit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Biden u shpreh se gjatë takimit të djeshëm në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenky, i bëri të ditur këtij të fundit se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Ukrainën. Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin gaboi rëndë me pushtimin e Ukrainës dhe shtoi se populli ukrainas është shumë guximtar.
“Ditën e djeshme, pata nderin të qëndroja përkhrah presidentit Zelensky, të cilit i bëra të qartë se do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës pavarësisht gjithçkaje. Presidenti Putin gaboi, populli i Ukrainës është shumë guximtar. Gjithashtu, mbështetja perëndimore ishte shumë e fortë.
Ai mendoi se NATO ishte i fragmentarizuar, por NATO ishte më i bashkuar se kurrë më parë. Ai mendoi të kthente në armë energjinë, por ne qëndruam bashkë dhe i bëmë ballë.”, theksoi Biden.