Kthimi i Paul Pogba tek Juventus është përshëndetur me një entuziazëm të madhe nga i gjithë ambienti ba rdhezi. Dhe dukej si tulla e parë për Allegri-n për të pasur përsëri në dispozicion një skuadër në gjendje të fitonte në Itali dhe në Europë.
Megjithatë, të gjitha ambiciet para fillimit të sezonit janë fshirë plotësisht nga nja realitet i paimagjinueshëm. Kryesisht nga problemet fizike të lojtarit, i cili është ndalur pas miqësores së parë të luajtur në SHBA dhe nuk ka luajtur akoma asnjë minutë në ndeshjet zyrtare të këtij sezoni.
Ndalesa e radhës ka ardhur para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Lazio-s, për shkak të një shqetësimi muskulor që ka krijuar pak pakënaqësi mes tifozëve bardhezinj.
Edhe Juventus ndodhet në një situatë surreale, larg kryet të renditjes dhe me një penalizim që ka hapur shumë skenare komplekse për të ardhmen. Një situatë që e bën shumë të vështirë të mendosh për të ardhmen, me rrezikun e madh që Zonja e Vjetër të përjashtohet nga kompeticionet europiane.
Është folur shumë edhe për Pogba, me skenarë të lidhur edhe me zëra nga Anglia që flasin për një prishje të mundshme të kontratës duke parë gjendjen e tij fizike të lojtarit.
Francezi, nga ana e tij, punon në fushë për të qenë në dispozicion pas rreth dhjetë ditësh, për debutimin në Europa League kundër Nantes. Dhe duket se ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen.
Sipas Tuttosport, në fakt, edhe pa Europën francezi duket se ka ndërmend të qëndrojë në Torino, për t’ia shpërblyer klubit besimin që ka treguar kundrejt tij.
I vetmi skenar që mund të përmbysë gjithçka është rënia në Serinë B e bardhezinjve, sepse klubi nuk do të ishte më në gjendje të përballonte rrogën e tij në atë situatë.