Ish partnerja e Stresit, Kejsi ka reaguar për herë të parë që prej hyrjes së Stresit në Big Brother Kosova. Ajo i ka uruar fitoren, ndërsa i ka kërkuar që mos të flasë më për sëmundjen e saj.
Ajo i ka shprehur mbështjen e saj në një mënyrë mjaft romantike.
“Përsa i përket marrëdhënies tonë, gjithmonë kam dëshiruar të qëndroj private dhe në këtë rast dua të njëjtën gjë. Kështu që çfarë kemi ne për të diskutuar mund ta flasim në privatësi kur ti të dalësh nga shtëpia. Të kam parë shumë të shqetësuar, kam qenë pjesë e jetës tënde kështu që do të më përmendësh, por janë disa tema që nuk dua të përmendën më. Shëndeti im është diçka private dhe nuk dua të jap shpjegime. Do të kërkoja të respektonit privatësinë time. Arkimed kur të dalësh ta tregoj qejfin (duke qeshur), çfarë ke për të thënë t’i mbash për vete dhe t’i flasim kur të dalësh. Edhe sikur gjithë Shqiptarinë ta kesh kundër mua gjithmonë më ke mbështetje. Për sa i përket marrëdhënies sonë, historikisht jemi përfolur por kurrë askush nuk e ka ditur të vërtetën. Vazhdoje lojën, luaje deri në fund unë të uroj fitore. Trego më të mirën tënde,”-u shpreh Kejsi.