Kievi tha se trupat ruse përdorën 71 raketa në sulmin masiv ndaj Ukrainës, nga të cilat 61 u kapën.
“Raketat u lëshuan nga anijet dhe avionët rusë”, tha shtabi i përgjithshëm ukrainas në raportin e situatës në mbrëmje. Përveç kësaj, sipas një numërimi paraprak, Rusia ka lëshuar 29 raketa të sistemit S-300, i cili në fakt është i destinuar për mbrojtjen ajrore, në objektivat tokësore në Ukrainë.
Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. “Objektivi i sulmeve ruse ishte sërish infrastruktura e rëndësishme”, tha Kievi.