Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në “Now me Erla Mëhillin” 5 dosjet që mund të çojnë Ilir Metën në burg.
“Zyrtarisht sot në Prokurorinë Speciale ka 5 dosje penale për vepra penale të ndryshme ndaj Ilir Metës dhe që është nën hetim duke filluar nga lobimi dhe pastrimi i parave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dyta çështja CEZ-DIA, e treta është çështja e djegies së thesarit dhe verifikimit të pasurisë, e katërta është dosja e depozituar në lidhje me një koncesion që i është dhënë kunatit të Ilir Metës dhe këtu nuk po përfshij çështjen e Dritan Priftit,” – u shpreh Spahiu.
Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat pas 3 orësh në SPAK. Në fjalën e tij për mediat ai tha se është pyetur për çështjen e CEZ DIA. Meta u shpreh se nuk ka lidhje me çështjen ndërsa hodhi akuza dhe ndaj Partisë Socialiste.