Kristi dhe Keisi ka disa ditë që janë duke shijuar afrimitetin e tyre.Gjatë “prime-t”, ata kanë pranuar pëlqimin për njëri-tjetrin.
“Ndihem mirë. Këto ditët kanë qënë shumë të bukura. Kam qënë pak e hutuar. Kam qënë e qetë, nuk më bëjnë përshtypjet debatet.”, u shpreh Keisi.
E sa i përket puthjes, Kristi tha se do të vijë edhe ajo.
Mendoj që puthja në buzë do vijë në një moment më ideal, kur ta ndjejmë edhe më shumë”, tha Kristi. Ndërsa opinionistëve u kanë pëlqyer shumë si çift.
“Mua më pëlqejnë shumë. Janë shumë t’ëmbël. Mendoj se e gjitha ka lindur një ditë në verandë duke pirë qumësht. Keisi i dha mundësinë Kristit që të jetë më shumë burrë. Ai pati mundësinë t’i tregonte më shumë publikut për veten. Unë iu shoh shumë mirë bashkë.
I kërkoj banorëve të tjerë që ta lënë këtë dashuri të triumfojë, mos të bëjnë presione”, tha Zhaklina.
“Edhe mua më pëlqejnë. Do më vinte keq që prej disa banorëve të ngrejnë dyshime. Ai qejfi i fillimit mes një çifti është më i bukuri, mos i’a prishni”, tha Arbri.