Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi zhvillimet e sotme në seancën plenare. Balla tha se interpelanca mund të delegohet, duke iu referuar nenit 6.
Po ashtu ai tha se raste të tilla pas pasur në këtë legjislaturë dhe në ato të kaluarat.
“Kemi të bëjmë me një opozitë që nuk ka asnjë interes. E para; ka një praktikë që kryeministri mund të delegojë zhvillimin e një interpelance. Kur isha në opozitë kërkova 18 interpelanca, dhe vetëm dy u bënë me kryeministrin e asaj kohe, ndërsa të tjerat me delegim. ka një bazë ligjore që lidhet me kushtetutën, me ligjin, ku neni 6 i jep kryeministrit të drejtën e delegimit. Kuvendi vepron me rregulloren dhe me precedentin, në fakt kjo ka ndodhur dhe në këtë legjislaturë. Ka pasur kërkesa dhe nga deputetë të opozitës, ku janë zhvilluar nga në përfaqësues i qeverisë. Duhet të kuptoni se deputetët e opozitës, përfaqësues të asaj që quhet PD zyrtare, s’kanë interes për këtë çështje. Ata folën në emër të drejtësisë amerikane.”, pohoi ai.
Mes të tjerash Balla u pyet për arsyet e mungesës së Ramës në seancën e Kuvendit.
“Më lejoni të flas dhe të them përgjigjen time. Kryeministri ka një axhendë. Gjatë zhvillimit të kësaj seance për ligje që kalojmë sot, sikurse ishte ligji që ishte miratuar me konsensus për informacionet e klasifikuara, për deklasifikimin e dosjeve sot votuam që më në fund të hiqnim atë pengesën e fundit për të shkuar te dosjet. Rama është në detyrë. S’ka asnjë shmangie nga një çështjes që nuk është çështje. Që nga dita e parë, këtu bëhet fjalë për një përpjekje për t’i ikur se kush janë temat e debatit”, tha Balla.