Kryeministri Edi Rama, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Japoni, e cila do të zgjasë deri më datë 25 shkurt.
Takimi i parë i kryeministrit ka qenë me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rendësi.
Pamjet nga dita e parë e vizitës i ka bërë publike vetë kryeministri Rama në rrjetin e tij social “Facebook”.
“Mirmengjes dhe me fillimin e e vizitës zyrtare në Japoni”, shkruan ndër të tjera Rama.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë🙏